Nagavci: Nga 250 aplikantë për inspektorë të arsimit, 39 plotësuan kriteret
BKT
Foto: Nga profili i Nagavcit në `Facebook`
Lajme

Nagavci: Nga 250 aplikantë për inspektorë të arsimit, 39 plotësuan kriteret

RTKlive

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga 250 aplikantë për inspektorë të arsimit, vetëm 39 e kanë kaluar rishikimin administrativ, për të vijuar në fazën e dytë të rekrutimit.

Rishikimi i aplikantëve, sipas Nagavcit, është bërë nga divizioni përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nagavci në "Facebook", ka shkruar se kandidatët që nuk e kanë kaluar rishikimin administrativ të aplikacioneve, mund të ankohen deri më 10 janar.

 


MË SHUME NGA Lajme