19:07 / 10.01.2023
Lajçak takohet me Varhelyin, bisedojnë për dialogun
A.B/ RTKlive
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin.
Lajçak në Twitter ka shkruar se me Varhelyin ka biseduar për dialogun.
“Mirë që u takova me komisionerin @OliverVarhelyi sot. Ishte e dobishme të diskutohej Dialogu në kontekstin më të gjerë rajonal dhe synimet e Bashkimit Evropian për vitin 2023”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
























