Një i vdekur dhe dy të lënduar në autostradën `Ibrahim Rugova`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në autostradën `Ibrahim Rugova`

Valbona Thaçi/ RTKlive

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtinë – Prizren, në Vërmicë.

Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, tha për RTKlive se njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Pas angazhimeve në terren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova", drejtimi Prishtinë-Prizren, në Vermicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet”, tha ai për RTKlive.

Sipas tij njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. "Dy persona te tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar per trajtim mjeksor ne Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, njësiti  i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore”, tha ai.

Sipas tij hetime aktive janë duke u kryer për shkaqet që kanë quar deri te ky aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike.

“Apelojmë tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë, posaçërisht në kohë të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur rastet të tilla të aksidenteve me pasoja fatale”, tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme