Scaloni ia lë derën hapur Messit për Botërorin e radhës
Uran Krasniqi/RTKLive
Lionel Scaloni nuk ia ka mbyllur derën Lionel Messit sa i takon pjesëmarrjes në Botërorin e vitit 2026. Ai ka treguar se i ka thënë atij se dera do të jetë e hapur dhe se do të varet nga ai.
Argjentina u shpall kampion bote vitin e kaluar në Botërorin "Qatar 2022" dhe Messi ishte një nga protagonistët kyç.
“Unë mendoj se Messi mund të jetë në Kupën e Botës të radhës. Do të varet shumë nga ajo që ai dëshiron, nëse ndihet mirë. Dera do të jetë gjithmonë e hapur. Do të ishte shumë mirë për ne”, ka thënë trajneri argjentinas.
Ai ka thënë se Messi e ka ndihmuar Argjentinën, por edhe Argjentina Messin.
"Jam i lumtur për të dhe për vendin. Për gëzimin që i dhamë dhe i dhamë vetes. Ditët që kaluam në Argjentinë ishin plot dashuri. Ia vlente", ka thënë Scaloni.























