Pogba rikthehet në stërvitjen e Juventusit pas operacionit në gju
BKT
Sport

Pogba rikthehet në stërvitjen e Juventusit pas operacionit në gju

Uran Krasniqi/RTKLive

Mesfushori francez, Paul Pogba, është stërvitur të martën me shokët e tij të Juventusit për herë të parë që nga tetori.

Fituesi dhe golshënuesi i finales së Botërorit të vitit 2018 e kishte humbur Kupën e Botës në Katar pas një operacioni në gju në fillim të shtatorit. 

Klubi i Juventusit ka postuar në faqen e tyre të internetit ka postuar foto dhe video të seancës ku njëzet e nëntë vjeçari shihet mes shokëve të tij.

Pogba nuk ka luajtur ende për Juventusin që nga rinënshkrimi me klubin italian në verë, pasi u largua nga Manchester United.