Inter kualifikohet pas fitores në vazhdime ndaj Parmas
BKT
Sport

Inter kualifikohet pas fitores në vazhdime ndaj Parmas

Uran Krasniqi/RTKLive

Inter është kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Kjo pas fitores ndaj Parmas me rezultatin 2-1, në një ndeshje e cila ka shkuar në vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta. 

Parma gjeti e para epërsinë kur Juric realizoi një supergol në minutën e 38-të. 

Klubi nga Milano e gjeti golin e barazimit vetëm në minutën e 88-të me anë të Lautaro Martinez.

Me këtë rezultat edhe u mbyllë koha e rregullt. 

Aty përcaktues ishte goli i Acerbi, i cili edhe e çoi Interin tutje, ndërsa e la Parman mbrapa. 

Në ndeshjen e radhës Inter takohet me fituesin e takimit Atalanta-Spezia.