Kryeziu: Asociacioni duhet të bëhet|Video
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Kryeziu: Asociacioni duhet të bëhet|Video

Valbona Thaçi / RTKlive

(E plotëuar) Kadri Kryeziu, profesor universitar, tha se Asociacioni duhet të bëhet sepse ka hyrë në legjislacionin juridik të Kosovës, që nënkupton se çdo Ligj i cili hyn në sistemin juridik, Qeveria ka për obligim që ta zbatojë, ku në këtë kontekst edhe këtë duhet ta zbatojë, se ky ligj ka karakter nacional, po ashtu ka edhe karakter internacional ose ndërkombëtar.

Sipas profesorit Kryeziu Asociacioni duhet të bëhet për arsye se sepse shkon në favor dhe në dobi të krijimit të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës.

Gashi: Serbia s`është e gatshme për marrëveshje 

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, qëndroi sot në Kosovë. Ai takojë zyrtarë qeveritarë e liderë politikë me të cilët, sipas njoftimeve zyrtare, bisedoi  edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Rreth kësaj vizite dhe rolit amerikan në dialogun me Serbinë, Ibrahim Gashi, profesor universitar, ka thënë se vizita e sotme e Chollet në Kosovë, duhet të shihet si angazhim i ri të cilën e ka diplomacia amerikane për ta dinamizuar procesin e dialogut.

Gashi në emisionin “Prime” në RTK, tha se situata e kohëve të fundit në veri e ka krijuar një STATUS QUO jo të mirë, e ku e kemi një situatë të re që kërkon edhe një impenjim edhe më të madh të diplomacisë amerikane për ta rikthyer situatën në stadin që ka qenë dhe për të biseduar për marrëveshje.

“ Një gjë është shumë e sigurt, po shihet që Beogradi po i bën obstruksion të vazhdueshëm uljes rreth një tavoline për të biseduar për një marrëveshje përfundimtare”, tha Gashi. Ai shtoi se pala serbe përfundimisht, nga ajo që mund të lexohet nga zhvillimet në skenën politike në Serbi, nuk është fare e gatshme për të shkuar drejt një marrëveshjeje.

Kurse politologu Dorajet Imeri, tha se është e qartë se vetëm Bashkimi Evropian nuk mund të prodhojë një marrëveshje në mes të dy palëve.

Sipas Imerit, Kosova nuk ka pasur siguri që Bashkimi Evropian do të mund të prodhonte një marrëveshje të pranueshme, dhe gjithë skena politike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme e ka kërkuar SHBA-në që të jetë aktive.

“Dhe tani kur SHBA është aktive Kosova duhet të provojë që të jetë në dakordësi të plotë me atë që do të ideohet si marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, tha Imeri.

Imeri tha se çdo arritje e Kosovës në etapa është produkt i qëndrimit të qartë amerikan, ku SHBA-të kanë dëshmuar se e kanë nxjerrë Kosovën nga situata të palakmueshme në disa raste.

Ai shtoi Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare dhe duhet të respektohen, SHBA-ja ka thënë se Kosova nuk ka obligime për të rrënuar sistemin e saj politik dhe kushtetues e që nënkupton se Kosova përmes një lehtësie që mund t’iu bëjë serbëve lokal në qeverisje, nuk ka nevojë që të rrënojë sistemin kushtetues, e që nënkupton që asociacioni potencial që mund të themelohet nuk do ta rrënoj sistemin kushtetues.

“SHBA-ja është shumë e qartë, dhe Kosova duhet si asnjëherë më parë të jetë unike, të jetë në dakordi të plotë me qëndrimin amerikan,dhe se një marrëveshje që mund të vij shumë shpejtë do të jetë me vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe garantuese e saj”, tha Imeri.


MË SHUME NGA Lajme