Kryeministri Kurti nesër në Vjenë, takim me kancelarin Nehammer |Video
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti nesër në Vjenë, takim me kancelarin Nehammer |Video

J.Musliu/RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë nesër për në Vjenë të Austrisë.

Bazuar në agjendë, ai do të pritet me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer.

Fillimisht, kryeministri Kurti do të ketë një takim me dyer të mbyllura me kancelarin e Austrisë.

Më pas, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryeministri Kurti dhe kancelari austriak, pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.

Përveç çështjeve të Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë, një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer, do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

Siç njofton gazetarja e RTK-së, Leonora Bërbatovci, e cila do të ndjek nga afër këtë vizitë, më pas gjatë ditës, kryeministri Kurti, do të mbajë edhe dy ligjerata.

Njëra do të jetë në Institutin për Politike Evropiane e të Sigurisë si dhe një tjetër në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Austria është një nga shtetet më përkrahëse ndaj Kosovës në të gjitha proceset e saj.


MË SHUME NGA Lajme