Southampton befason dhe eliminon Cityn
BKT
Sport

Southampton befason dhe eliminon Cityn

Uran Krasniqi/RTKLive

Southampton ka kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi ka mposhtur Manchester Cityn. Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-0.

Edhe pse kampioni i Ligës Premier ishte favorit për të triumfuar, skuadra vendase tregoi dëshirë më të madhe për fitore.

Southampton fillimisht kaloi në epërsi me golin e Sekou Mara, në minutën e 23-të.

Gjashtë minuta më vonë, vendasit shënuan edhe golin e dytë me Moussa Djenepo, i cili shënoi një supergol.