13:36 / 12.01.2023
Eurodeputeti holandez: Kosova, një hap më afër për udhëtim pa viza
B. H. / RTKlive
Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se qytetarët e Kosovës tani janë një hap më afër udhëtimit pa viza.
Ky reagim i tij kvjen pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për vendin tonë.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në “Twitter”.
























