Përgënjështrimi i radhës për “çnjohjet” e Serbisë  
BKT
Foto: Adriatik Kryeziu/Twitter
Lajme

Përgënjështrimi i radhës për “çnjohjet” e Serbisë  

Jeton Musliu/RTKlive

Pretendimet e Serbisë, për të dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, përmes procesit të ashtuquajtur “ të çnjohjeve” rezulton se nuk është i vërtetë.

Gaboni, Somalia, Saint Lucia, Burkina Faso, Maldivet, Antigua dhe Barbuda, Libia dhe Eswatini. Këto janë shtetet që sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë çnjohur Kosovën.

Por brenda tre ditësh, ambasadorët e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës, kanë dematuar këtë pretendim të Beogradit zyrtar.

Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gabonit, Engone Rosine Epouse Oliviera.

“Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera”, shkroi në Twitter, ambasadori i Kosovës në Otava të Kanadasë.

“Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon”.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës, një nga shtetet ishte edhe Gaboni.

Por vetëm brenda tre ditësh, diplomacia kosovare e ka dematuar atë.

Një ditë më parë, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka publikuar një fotografi në Tëitter, ku shihet bashkë me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary.

Ambasadori Bajrami tha se me homologen libiane, ranë dakord për nevojën e thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Libi.

Gjithashtu, vetëm dy ditë më parë, ambasada e Kosovës në Turqi, ka publikuar një fotografi të ambasadorit Agon Vrenezi me ambasadorin e Somalisë, Jama A Mohamed.

Sic shkruan në këtë postim, diplomatët diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shkëmbyen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Raste si këto, kur presidenti Vuciq demantohet, nuk janë të rralla.


MË SHUME NGA Lajme