07:53 / 13.01.2023
Lëshohet për disa linja të autobusëve rruga në sheshin `Xhorxh Bush`|Video
Fadil Sertolli/ RTKlive
Ndonëse është hapur rruga nëpër shesh, njëra korsi qëndron e mbyllur duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Nga sot është rikthyer qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës "Xhorxh Bush".
Autobusët përgjatë sheshit "Xhorxh Bush" do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.
Po ashtu kjo rrugë do të mund shfrytëzohet edhe për vetura taksi.