07:16 / 14.01.2023
Ngjarjet e datës 14 janar
RTKlive
Si rëndomtë RTK sjell në fokus ngjarjet e ditës së sotme
Klubi i pingpongut “Priping”, organizon turneun e dytë të pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 10:00)
Në kuadër të “Flakës së Janarit” mbahet tryezë diskutimi rreth historisë së Flakës së Janarit. (Restorant Vali Ranch, ora 11:00 në Gjilan)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)
Universiteti “Haxhi Zeka” organizon ceremoninë solemne të dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” ambasadorit William G. Walker (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 12:00)