13:05 / 14.01.2023
Kadetët e FSK-së demonstrojnë praktikat e kërkim - shpëtimit
M.Sh/RTKlive
Kadetët tanë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke zhvilluar bazat e njohurive dhe demonstrimin praktik në lëminë e kërkim- shpëtimit dhe mbijetesës. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armedn Mehaj.
“Në Qendrën tonë Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim- Shpëtim, kadetët tanë sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër. Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët - liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social facebbok.
Ai thotë se nuk ka sfidë që i ndalë në hapat e çeliktë përpara.