15:42 / 14.01.2023
Adi Krasta zgjidhet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i RTK-së
RTKlive
Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) emëroi sot gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës. Ky votim, sipas njoftimit të Bordit, ka ardhur me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.
“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së .
Në këtë mbledhje po ashtu Bordi i RTK-së ka miratuar edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.























