Parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune |Video
BKT
Lajme

Parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune |Video

Faton Salihu /RTK

Kosova është bërë me investitor të ri strategjik, ku do të investohen mb1 11 milionë euro dhe së paku do të krijohen 300 vende të reja pune. Qeveria do t`i jap tokë investitorit në shfrytëzim për 99 vjet.

Kjo u bë e ditur nga ministria e Industrisë, e cila nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se e para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit strategjik në emër të komisionit ndërministror për investime strategjike.

Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me një kompani të njohur gjermane dhe me një sllovene.

Objekt i kësaj marrëveshjeje po ashtu është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, në komunën e Fushë Kosovës, e cila sipas komunikatës do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve.

Në këtë njoftim thuhet se kompania sllovene pritet sivjet të fillojë me investim në fabrikë dhe në vendosjen e mbarështimit të zogjve të pulës.

Ky investitor strategjik është ndër të rrallët të shpallur nga ligji për investime strategjike të cilët edhe i pati skaduar afati. Ky ligj ka pasur kritika të mëdha për shkak të burokracive të shumta që u pengonin investitorëve.

Sipas ministres Hajdari, me ligjin e ri për investime të qëndrueshme, këto burokraci do të largohen dhe investitorët do të kenë shumë më të lehtë investimin në vend.


MË SHUME NGA Lajme