08:37 / 15.01.2023
Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Gjatë kësaj dite do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Edhe në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta dhe prani të mjegullës në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug - Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: Në zonat malore temperaturat sillen ndërmjet 1/11°C, në zonat e ulëta 1/16°C dhe në zonat bregdetare nga 6/16°C.