Haradinaj: Masakra e Reçakut, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
M.Sh/RTKLive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në përvjetorin e kësaj ngjarje makabre qe tronditi botën. Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.
“Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shpreh mirënjohës për ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit.























