Guerot: Duke kujtuar të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen e Kosovës
M.Shefkiu/RTKLive
24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq gra e fëmijë nga forcat serbe, i ka përkujtuar edhe ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot. Ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, si dhe ka sjellë në kujtim një 14 vjeçar që ishte masakruat më 15 janar 1999.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë thirrje për të “kujtuar të kaluarën dhe për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës”.
“Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Guerot.
Ndryshe, populli i Kosovës ka përkujtuar njërën nga masakrat më të tmerrshme të fundshekullit të kaluar, ku forcat policore e ushtarake serbe vranë civil të pafajshëm.
Shefi i verifikuesve të OSBE-së, ambasadori Wiliam Walker reagoi i pari për këtë tragjedi. “Nga ajo që pashë, nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time", deklaronte atëbotë ambasadori Walker.























