19:50 / 15.01.2023
Tanja Fajon nesër viziton Kosovën
V.Thaçi / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë nesër Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Për këtë ka njoftuar presidenca.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”, thuhet në njoftim e presidencës.
Kryediplomatja sllovene do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla.
Fajon është emër i njohur për publikun kosovar pasi ajo edhe kur nuk ishte ministre e punëve të jashtme të Sllovenisë ka pasur pozicione që e kanë sjellë shpeshherë në Kosovë, sidomos për çështjen e vizave.























