Në Maqedoninë e Veriut nuk po respektohet ligji për gjuhën shqipe |Video
Besnik Iseni /RTK
Në Maqedoninë e Veriut shtet ku shqiptarët janë kategori kushtetuese shtetformuese, po vazhdon të mos respektohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. Në shumë institucione atje përdorimi i gjuhës shqipe nuk praktikohet, sipas ligjit të miratuar 5 vjet më parë.
Ndërkohë, nga inspektorati për zbatimin e gjuhëve kanë paralajmëruar gjoba ndaj institucioneve që nuk e zbatojnë ligjin.
Fatmir Iseni, Drejtor i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, tha se ligji parasheh dënime prej 4 deri në 5 mijë euro për institucionet që nuk do ta zbatojnë përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe.
Sipas Ligjit për Përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut ,Gjuha shqipe është zyrtare krahas asaj maqedonase,në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe në komunat ku 20 për qind e qytetarëve janë shqiptar.























