Ambasadori Walker nderohet me medaljen ‘ Kalorësit të Urdhrit të Flamurit’
Foto: Nga profili i Bajram Begajt në `Facebook`
Në Fokus

Ambasadori Walker nderohet me medaljen ‘ Kalorësit të Urdhrit të Flamurit’

RTKlive

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim Ambasadorin William G. Walker.

“Nderova sot në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve, me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Sipas tij Ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

“Për të mos harruar krimet e së shkuarës si edhe në sfondin e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, për të ruajtur paqen dhe për t’i lënë një botë më të mirë fëmijëve tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, tha ai.


MË SHUME NGA Në Fokus