MPJ e Sllovenisë njofton për takimet e ministres Fajon në Kosovë|Foto
BKT
Fotot: MPJ e Sllovenisë
Lajme

MPJ e Sllovenisë njofton për takimet e ministres Fajon në Kosovë|Foto

J.Musliu/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Kosovë, u prit nga të gjithë liderët e shtetit.

Në fillim, ajo u prit në aeroport nga homologia e saj, Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Më pas, Fajon u prit në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.

E për të gjitha këto takime, ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

”Ajo (Fajon v.j) i siguroi ata për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane të Kosovës”, shkruan MPJ e Sllovenisë në një deklarim në Twitter.

Fajon është njohëse shumë e mirë e situatës, rrethanave dhe zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo për faktin e ndër të tjera, ajo ishte për disa vjet edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ku mbahet mend si një avokuese e madhe që Kosova të fitonte liberalizimin e vizave.


MË SHUME NGA Lajme