16:41 / 17.01.2023
Kurti në Davos takim me ministrin e Arabisë Saudite
J.Musliu/RTKlive
Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Ai ka njoftuar se gjatë ditës, ka takuar ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al Falih.
Me një deklarim në Twitter, Kurti ka theksuar se i kanë ndarë vizionet e tyre për energji të gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm.
“E presim me padurim ta presim në Kosovë. Gjithashtu, e shpreha falënderimin për mbështetjen e dhënë ndër vite”, ka thënë Al Falih.























