Ramadani: Nga Specialja u ftova për të gjitha funksionet që kam pas|Video
BKT
Lajme

Ramadani: Nga Specialja u ftova për të gjitha funksionet që kam pas|Video

V. Thaçi / RTKlive

(E plotësuar)Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për herë të parë është deklaruar rreth ftesës që i ishte bërë atij për t’u intervistuar në Gjykatën Speciale në Hagë, derisa ai ishte në detyrë në AKI. Në RTK Prime, ai tha se, para se të shkonte i ka informuar të gjithë vartësit e tij nisur nga kryeministri e të tjerët. 

“Ftesa ka qenë siç është publikuar ndërkaq pyetjet kanë pasur të bëjnë më mua si Burim Ramadani, besoj që ajo ka përfunduar dhe s’kanë përse të më thërrasin më”, tha Ramadani.

Ai ka deklaruar se informacionet e klasifikuara mbesin të tilla, por theksoi se është marrë në pyetje për të gjitha funksionet që ka pasur.

“Kam shprehur habinë për mënyrën e ftesës sepse bëhej fjalë për përudhen e luftës kur unë kam qenë minoren, megjithatë ftesa ka qenë për mua për të gjitha funksionet që kam pasur në jetë”, tha Ramadani.

Ramadani: Mos mashtrohi, të gjitha aplikacionet mund të përgjohen

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se për institucionet e sigurisë së Kosovës nuk ka aplikacion, i cili nuk mund të përgjohet. Në RTK Prime, ai deklaroi se më mirë është të bëhen veprime që të mos ketë nevojë për përgjime, sepse sipas tij, s’ka aplikacion i cili nuk mund të përgjohet. Ai theksoi se përgjimet bëhen sipas ligjit dhe asesi nuk mund të bëhen ndryshe.

Ramadani: Sektori i sigurisë është krenaria e Kosovës

Ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadani tha se sektori i sigurisë në Kosovë është krenaria e Kosovës.

Ramadani në intervistën ekskluzive në emisionin “Prime” në RTK, tha se shqetësimet e sigurisë për Kosovën edhe për qytetarët janë shqetësime legjitime dhe të vërteta.

“Ne kemi një situatë në të cilën institucionet e sigurisë dhe institucionet tjera publike vendimmarrëse duhet të rrisin, e kanë rritur dhe do ta rritin në vazhdimësi vigjilencën”, tha Ramadani.

Ai shtoi se është jashtëzakonisht më rëndësi që të rritet angazhimi në DIME ( Diplomacy Information Military and Ekonomiks) ku detyrimisht institucionet e Kosovës do duhej që të fokusohen shumë më shumë.

Veprimet e fundit që i bën politikanët serbë në veri, Ramadani tha se është veprim që ka ndodhur edhe më herët dhe është rikthyer si veprim i mentalitetit me qëllim destabilizimin të vendit. Por, sipas tij, këto veprime nuk kanë arritur të destabilizojnë vendin.

Ai tha se kujdesi duhet të jetë në vazhdimësi dhe në koordinimi me DIME-në dhe me partnerët ndërkombëtar në shpjegimin e të vërtetës.

“Në këtë periudhë institucionet e Kosovës duhet të jenë më vigjilente, më të ndërveprueshme mes vete dhe në të njëjtën kohë duhet të kenë një aktivitet të ngjeshur diplomatik, sepse diplomacia, politika e jashtme, e siguria, janë  në anën tjetër të medaljes”, deklaroi Ramadani.


MË SHUME NGA Lajme