AAK: LVV votoi kundër Kushtetutës e Trustit, kundër vullnetit të qytetarëve
BKT
Lajme

AAK: LVV votoi kundër Kushtetutës e Trustit, kundër vullnetit të qytetarëve

RTKlive

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), u ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të përkrahin votimin e Trustit. Kështu u tha në një konferencë të jashtëzakonshme të kësaj partie në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Albana Bytyqi tha se kanë informacione se deputetët e LVV-së do të votojnë kundër. Ajo tha se pa votat e mazhorancës Trusti nuk mund të kalojë.

“Opozita është pro, mazhoranca janë kundër dhe nuk do ta përkrahin Trustin. Votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme pa marrë pjesë edhe mazhoranca nuk mund të kaloj. Kemi informacione që LVV do të dalë kundër”, tha Bytyqi.


MË SHUME NGA Lajme