Vërshimet kanë shkaktuar dëme materiale në komunën e Gjakovës|Video
Në Fokus

Vërshimet kanë shkaktuar dëme materiale në komunën e Gjakovës|Video

Islam Haxhiu /RTK

(E plotësuar) Në disa fshatra të komunës së Gjakovës siç janë Rracaj, Sheremet, Madanaj, Meje etj, pas reshjeve më të fundit uji përveç se ka vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët kryesore, ka depërtuar edhe nëpër oborret e shtëpive duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndërsa, për momentin gjendja në qytet është e menaxhueshme thonë zyrtarët e kësaj Komune.

Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të ngritën dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje.

Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime në ditët në vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi për të gjitha qendrat operative  emergjente, zjarrfikësit dhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim.

Paralajmërime për mundësi të vërshimeve

N.Mekolli /RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar, serish sot, që në ditët në vijmë mund të ketë vërshime në disa pjesë të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shiut.

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, njofton IHMK.

“Ndërsa, nëpër disa segmente të lumenjve kryesorë janë shkaktuar edhe përmbytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore”, thuhet në këtë njoftim.

Situata e vështirësuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjve, pritet të ngritën dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje.

Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime ne ditët në vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi për të gjitha qendrat operative  emergjente, zjarrfikësit dhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim.


MË SHUME NGA Në Fokus