Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e shiut do të vazhdojnë
Në Fokus

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e shiut do të vazhdojnë

Driton Ramadani/RTK

Për arsye të ndikimit të masave ajrore me presion të ulët atmosferik në vendin tonë po mbanë një mot i vranët dhe me reshje të shiut, kanë bërë të ditur në Institutin Meteorologjik të Kosovës duke shtuar se reshjet të më të theksuara janë përfshirë në rrafshin e Dukagjinit.

“Sasitë më të mëdha të reshjeve ashtu edhe siç kemi parashikuar kanë ndodhur në pjesën veriore, perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, konkretisht në Pejë kemi pasur afërsisht  90 litra, në Junik 189 litra, Mitrovica me 57 litra për metër katror, në Gjakovë i kemi 32 litra për metër katror, dmth sasitë e reshjeve janë regjistruar në këto pjesë në rrafshin i Kosovës ka përfshirë më pak reshje kurse rrafshi i Dukagjinit është shumëfishi i sasive të reshjeve në krahasim me rrafshin e Kosovës, kurse në pjesë të tjera të vendit më pak litra”, deklaroi Besim Aliu, nga i IHK-së.

Sipas meteorologut Aliut një mot i tillë do të vazhdojë edhe më tutje

“Tani më masat e ajrit janë të qëndrueshme me presion të ulët atmosferik këto masa të stacionuara mbi vendin tonë do të vazhdojnë edhe në ditëve në vijim, duke krijuar mot kryesisht të vranët me reshje shiu. Sasitë e reshjeve do të rriten në këto vende që i përmenda në veri, veriperëndim të vendit, por që do të ketë edhe skllotë reshje të borës me shi, kurse në viset malore do të reshje bore”, deklaroi Aliu.

Gjatë kësaj kohe në vendin tonë temperaturat do të sillen nga -3 deri në 5 gradë celsius


MË SHUME NGA Në Fokus