Komiteti ushtarak i NATO-s diskuton pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё
BKT
Foto: NATO
Lajme

Komiteti ushtarak i NATO-s diskuton pёr misionin e KFOR-it nё Kosovё

Gjeraqina Tuhina / RTK/Bruksel

Pas takimit shefi i këtij trupi,  admirali Rob Bauer ka nënvizuar se ushtarët e KFOR-it janë duke bёrё maksimumin nё ruajtjen e paqes.

“Por përgjegjësia nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët në uniformë. Ka nevojë për përgjegjësi politike“, ka porositur Bauer.

Komitetit ushtarak tё NATO-s, ndryshe organit mё tё lartё ushtarak tё aleancës veriatlantike, i ёshtё drejtuar edhe komandanti i forcave paqeruajtëse nё vend, Angelo Michele Ristuccia.

KFOR-i ka njoftuar se nё takimin e mbajtur prapa dyerve tё mbyllura, komandanti Ristuccia e ka cilësuar situatën nё Kosovë tё qetë por tё brishtё dhe tё paparashikueshme, pёr shkak tё, siç ёshtё shprehё ai „disa çështjeve të pazgjidhura”.

“Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës eskalon. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtoj arritjet e disa viteve në krijimin e paqes dhe sigurisë“, citohet tё ketё thёnё komandat Ristuccia.

 Ai gjithashtu ka nënvizuar se misioni i KFOR-it ka kapacitete për të ndërhyrë, në mёnyrё të paanshme dhe transparente, për të ushtruar mandatin dhe për të krijuar kushte edhe për mbështetje të dialogut të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.

Gjeneral majori Ristuccia ka konfirmuar se KFOR-i është jashtëzakonisht vigjilent, duke e zbatuar çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin i cili buron nga OKB-ja, e që ka për qëllim lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e sigurisë.

Ai gjithashtu ka nënvizuar se misioni i KFOR-it është i gatshëm dhe ka kapacitetet e nevojshme të veproj nëse do të jetë e nevojshme.


MË SHUME NGA Lajme