Kupa e Gjirit Persik, dy të vdekur e dhjetra të plagosur
RTSH
Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një rrëmujë shpërtheu jashtë një stadiumi futbolli në Irak, përpara finales së Kupës së Gjirit Persik, midis Irakut dhe Omanit.
Mijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumit kombëtar të futbollit të Irakut në qytetin jugor të Basrës të enjten, disa orë përpara se finalja e kupës të niste. Turma të mëdha ishin mbledhur që nga mëngjesi me shpresën për të parë ndeshjen e rrallë ndërkombëtare në shtëpi midis Irakut dhe vizitorëve Omanit. “Ka pasur një vdekje dhe dhjetëra dëmtime të lehta,” tha një mjek.
Një zyrtar i ministrisë së brendshme dha të njëjtën shifër, por agjencitë e lajmeve më vonë e çuan në dy numrin e të vdekurve. Ndërkaq, Agjencia irakiane e lajmeve tha se disa nga 60 personat që u plagosën jashtë stadiumit ndërkombëtar të Basrës janë në gjendje kritike. Në fakt, kjo ishte veprimtaria e parë madhore futbollistike ndërkombëtare që mbahej në Irak pas plot 44 vitesh, për shkak të luftërave të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në këtë vend.























