Lajçak: Diskutuam për planin franko-gjerman
BKT
Foto/ Donika Sherifi/RTK
Lajme

Lajçak: Diskutuam për planin franko-gjerman

Donika Sherifi/RTK

(E plotësuar) Pas përfundimit të takimit në mes pesë emisarëve ndërkombëtarë dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është deklaruar Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Ai deklaroi se temë diskutimi ka qenë propozimi i planit franko-gjerman, ndërsa tha se ka pritur më shumë mirëkuptim në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi.

“Qëllimi i takimit ishte të diskutojmë propozimin për normalizim që ia kemi paraqitur në shtator e më pas në dhjetor. Kemi më shumë se dy orë në takim që do të thotë se takimi nuk ishte i lehtë, ishte i gjatë, por shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd. Nuk mund të them shumë”, ka deklaruar Lajçak.

 

Pesë emisarët mbërrin në qeveri, i pret kryeministri Kurti

 

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme