Olivier Guerot: Janë shqetësuese kërcënimet ndaj politikanëve të Kosovës
BKT
Lajme

Olivier Guerot: Janë shqetësuese kërcënimet ndaj politikanëve të Kosovës

Fadil Sertolli / RTKlive

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori francez Olivier Guerot tha se kërcënuesit duhet të hetohen, derisa ka ofruar mbështetje.

“Shqetësuese janë lajmet për kërcënimet ndaj liderëve politikë. Jam i bindur se do të hetohen. Mbështetje e plotë për Kosovën dhe demokracinë e saj të lulëzuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi dhe  deputetë të tjerë të këtyre partive kanë marrë kërcënime.


MË SHUME NGA Lajme