IHMK: Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim
Foto/ RTK
Në Fokus

IHMK: Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.

“Reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me:25/01/2023), të cilat,  duke u bazuar në situatën e vështirësuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalë prej shtretërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje. Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasysh reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi edhe në pjesët tjera të vendit”, njofton IHMK.


MË SHUME NGA Në Fokus