Ministri Aliu viziton fshatin Zupq në Rrugën Mitrovicë- Zubin Potok
BKT
Lajme

Ministri Aliu viziton fshatin Zupq në Rrugën Mitrovicë- Zubin Potok

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar rrugën Mitrovicë - Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq, ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot siç ka thënë Aliu është pastruar menjëherë.

“Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalë në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar i pari  i ministrisë Aliu.

Ai u ka bërë apel qytetarëve të asaj anë për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.


MË SHUME NGA Lajme