Voller flet si drejtor te Gjermania: Do të pretendojmë titullin më 2024
Uran Krasniqi/RTKLive
Rudi Voller është drejtori i ri i Kombëtares së Gjermanisë, duke e pasuar në këtë pozitë Oliver Bierhoffin e larguar pas Botërorit "Qatar 2022".
"Së pari pyeta: a nuk ka njeri tjetër? Nuk isha vërtet i bindur”, ka treguar Voller. “Në fund e lashë veten të bindem”.
Ai ka folur edhe për punën që e pret.
"Jam i bindur se skuadra do të jetë pretendente serioze për titullin Euro 2024. Do të jetë e rëndësishme për ne të tregojmë një anë tjetër për veten, qoftë në stërvitje apo në ndeshje. Ne nuk kemi asnjë arsye për t'u frikësuar nga ndonjë ekip tjetër dhe duhet t'i besojmë vetes. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë gjatë muajve të ardhshëm, por jam i bindur se mund ta bëjmë", ka thënë ai.
Ish-futbollisti i disa klubeve evropiane ka luajtur nëntëdhjetë ndeshje për Gjermaninë nga viti 1982 deri në vitin 1994, duke fituar Kupën e Botës në Itali në vitin 1990. Nga viti 2000 deri në 2004, ai ishte trajner i ekipit kombëtar dhe arriti në finalen e Kupës së Botës në 2002.























