Aliu:Sasitë e shiut ishin të larta deri në 230 litra për metër katror|Video
Në Fokus

Aliu:Sasitë e shiut ishin të larta deri në 230 litra për metër katror|Video

Driton Ramadani / RTK

Reshje të shiut pritet të ketë edhe në ditët në vijim por vende-vende edhe reshje të borës kanë bërë të ditur në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës duke theksuar se intensiteti i shiut do të jetë më i vogël sesa ka qenë gjatë këtyre ditëve, kurse pritet të bjerë edhe borë në disa vende.

“Pas këtyre reshjeve të dendura të shiut të cilat përfshin pjesën më të madhe të Dukagjinit dhe të rrafshit të Kosovës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik kështu që në këto kushte do të kemi mot kryesisht të vranët dhe me intervale kohore me diell vranësirat vende vende do të shoqërohen me reshje shiu intensiteti në pjesën dërmuese të Kosovës do të bije por që nuk do të thotë se nuk do të kemi fare reshje do të kemi në disa vende intensiteti do të jetë mesatar dhe i dobët”, ka thënë Besim Aliu –meteorolog.

Sipas meteorologut Aliu, sasitë e shiut ishin të larta e sidomos që kanë arritur deri në 230 litra për metër katror.

“Sasitë ishin bukur të larta në Junik janë regjistruar afër 230 litra për metër katror në Mitrovicë 120 litra për metër katrorë në Istog 105 litra për metër katrorë, pjesa dërmuese e Drenicës ka qenë me 110 deri 120 litra për metër katrorë kurse pjesët e tjera të vendit kanë pasur 20 deri në 25 litra për metër katrorë”, ka shtuar Meteorologu Aliu.

Deri në fund të muajit temperaturat do të sillen nga -3 deri në 6 gradë celsius.

 


MË SHUME NGA Në Fokus