Bayern Munich dhe Leipzig ndahen në paqe
BKT
Sport

Bayern Munich dhe Leipzig ndahen në paqe

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munich dhe Leipzig kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Bundesligës pas pushimit.

Ndeshja e cila në një formë ishte e barazpeshuar ka përfunduar me rezultat 1-1.

Choupo-Moting (37’) ka shënuar për Bayern Munich, kurse Halstenberg (52’) për RB Leipzig. 

Pas kësaj ndeshje të dyja skuadrat ruajtën pozitat e tyre të siç i kishin para ndeshjes, Bayern vazhdon të jetë në vendin e parë me 35 pikë e RB Leipzig ka 29 pikë dhe është në vendin e tretë. Bavarezët janë në rrugë të mirë ër ta fituar titullin e tyre të njëmbëdhjetë radhazi.