Moti në Kosovë
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Moti në Kosovë

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore.

"Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5gradë Celsius", njofton IHMK.

Kurse të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

"Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare", njofton IHMK.

TEMAT:


MË SHUME NGA Në Fokus