Allegri u kërkon unitet lojtarëve pas dënimit të Juves nga Federata
Sport

Allegri u kërkon unitet lojtarëve pas dënimit të Juves nga Federata

Uran Krasniqi/RTKLive

Massimiliano Allegri dëshiron që lojtarët e tij të tregojnë se janë të bashkuar tashmë në situatën e re kur Juventusit i janë hequr pikë. 

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar dënimin pas një hetimi konfirmoi mbi marrëveshjet e kaluara të transferimeve, teksa klubi ka deklaruar se ka për ta apeluar dënimin. Juve, e cila ishte e treta në tabelën e Serie A, pas heqjes së pesëmbëdhjetë pikëve ka rënë në vendin e dhjetë. 

“Kur më thanë se vendimi ishte nëntë pikë, bëra menjëherë llogaritjen për distancën nga Champions League. Kur erdhi dënimi prej pesëmbëdhjetë pikësh, e shoh se për të arritur atje, duhet të bësh diçka të jashtëzakonshme", ka thënë ai. “Të gjithë duhet të bashkohemi edhe më shumë, të vazhdojmë të punojmë. Ne, stafi dhe lojtarët, duhet të mendojmë vetëm për fushën".

Juve takohet me Atalantan në xhiron e radhës në Serie A. 

 


MË SHUME NGA Sport