Dëme të mëdha nga vërshimet në Skenderaj|Video
Besjana Mulaj|RTK
Kërkesat për ndihmë të banorëve të Skenderajt dhe fshatrave të dëmtuara nga vërshimet kanë qenë të shumta edhe sot. Fshati Tushilë është më i dëmtuari, ku 13 shtëpi janë të pabanuara ndërsa një ka filluar të shembet. Banorët kanë mungesë të ujit të pijshëm por disa biznese vendore i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura, ku edhe sot për familjet në nevojë janë shpërndarë ushqime dhe veshmbathje.
Mëngjesi I sotëm për banorët e fshatit Tushilë filloi me numërimin e dëmeve ku nga vërshimet e dy dite më parë, 13 shtëpi janë të pabanuara. Por më së keqi e pësoj shtëpia e familjes Imeri e cila ka filluar të shembet, të rrezikuar nga dëmtimet e mureve banorët janë strehuar tek fqinjët.
Xhafer Ademi thotë se vërshime kaq të mëdha nuk kanë ndodhur më parë në Tushilë.
Një banori tjetër të këtij fshati i është dëmtuar biznesi familjar.
“Kur ka filluar vërshimi nuk na ka jep kohë as me i larguar as mjetin më të vogël, makina, material shpenzues krejt janë dëmtuar është problem që me i riparuar ato”, tha Nehat Murati , Banor I fshatit Tushilë.
Vërshimet kanë prishur dy ura dhe I gjithë fshati Tushilë është pa ujë të pijshëm, ndërsa në Skenderaj në palestrën Ilaz Kodra, drejtorët e departamenteve të komunës janë angazhuar me shpërndarjen e ushqimeve dhe veshmbathje për familjet në nevojë, produkte këto që u dhuruan donacion nga bizneset vendore.
“Nevojat vazhdojnë me qenë ende të mëdha, ne si komunë me të gjitha kapacitetet po mundohemi me ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për strehim “, ka thënë Alban Berisha , Shef I logjistikës , Shtabi emergjent I komunës së Skenderajt.
Në këtë komunë të pabanueshme janë mbi 300 shtëpi, , aksioni i strehimit dhe shpërndarjes falas të ushqimit dhe veshmbathjes do të vazhdoj deri në qetësim të situatës.























