19:53 / 21.01.2023
Tri ditë, Boga e Rugovës ka mbetur pa rrymë|Video
Islam Haxhiu|RTK
Tash e tri ditë, Boga e Rugovës ka mbetur pa rrymë thonë afaristët që veprojnë atje. Ata thonë se të gjitha rezervimet që i kanë pasur janë anuluar në mungesë të energjisë elektrike.
Nga KEDS nuk janë përgjigjur për RTK-në se pse nuk kanë energji elektrike.
Mungesa e energjisë elektrike në Bogë të Rugovës tani e katër ditë me radhë ka bërë që shumë vizitorë t'i anulojnë rezervimet e tyre.
Afaristët e kësaj zone thonë se janë në telashe në mungesë të energjisë elektrike.
Afaristët kritikojnë KEDS-in, për siç thonë ata për neglizhencë. Ndërkaq edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të RTK-së, zyrtarët e KEDS-it ishin të paqasshëm.























