Shqipëria ka nisur drejt Kosovës ndihmën ushtarake|Video
BKT
Lajme

Shqipëria ka nisur drejt Kosovës ndihmën ushtarake|Video

Myrvete Axhami|RTK

Për situatën e krijuar pas vërshimeve, Shqipëria ka nisur drejt Kosovës ndihmën ushtarake për t`u dalë në ndihmë institucioneve të Kosovës. Konvoji ushtarak po qëndron në Kukës deri në një vendim tjetër.

Reshjet e dendura të shiut që ranë tri ditë më parë , sollën dëme të mëdha në Drenicë e Dukagjin.

Shtëpi banimi dhe ekonomi familjare për pak kohë u gjendën nën pushtetin e ujit.

Kosova po përballet me një situatë të rëndë, dhe duke parë këtë, kryeministri shqiptar Edi Rama nisi drejt Kukësit ndihmën ushtarake për zonat e përmbytura në Kosovë.

Konvoji ushtarak u stacionua në Divizionin e Kukësit, duke pritur urdhër të ri, pasi situata aktualisht është nën kontroll dhe e menaxhueshme nga autoritetet e Kosovës.

Ky konvoj ushtarak do të qëndrojë aty deri në një vendim tjetër nga autoritetet e Shqipërisë dhe nga kërkesa e Kosovës.

Kjo është ndihma e parë që Kosovës në këto ditë të vështira, i është ofruar nga vendet fqinje.

 


MË SHUME NGA Lajme