Komisioni Evropian dhe Qeveria me projekte për nxitjen e të rinjve për punë
BKT
Lajme

Komisioni Evropian dhe Qeveria me projekte për nxitjen e të rinjve për punë

Driton Ramadani|RTK

Nëpërmjet një projekti nga Komisioni Evropian, i përkrahur edhe nga Qeveria e Kosovës, po inkurajohen të rinjtë që të aplikojnë në vende të ndryshme të punës.

Me qëllim të nxitjes së punësimit të të gjithë atyre që janë të papunë, Qendra e Punësimit në Ferizaj ka përfituar një projekt nga Komisioni Evropian dhe e përkrahur nga Qeveria e Kosovës.

Udhëheqësit e kësaj qendre thanë se po mbahen trajnime të ndryshme që punëkërkuesit të gjejnë veten në shumë skema të punësimit që ofrohen dhe në hulumtimin e tregut të punës Naim Gashi - Udhëheqës i Qendrës për Punësim në Ferizaj.

“Ne si zyre e punësimit e kemi marr angazhimin tonë për ti trajnuar të gjithë grupet e cenueshme dhe ata që frikohen të jenë pjesë e skemave të ndryshme të punësimit ti aftësojmë për tregun e punës pavarësisht edhe nëse nuk kanë ndonjë shkollim adekuat dhe në profesioni të caktuar ne jemi duke angazhuar maksimalisht duke i trajnuar këtu në zyre e punësimit që ata të jetë të gatshëm për tregun e punës", tha Naim Gashi -Udhëheqës i Qendrës për Punësim në Ferizaj.

“Ky trajnim që aktualisht është duke i mbajtur është trajnim i pjesëmarrësve për hulumtimin e tregut të punës përgatitjen për tregun e punës dhe për profilizimin për profesionin e caktuar. Shumica e pjesëmarrësve kanë arritur dmth për mesë trajnimeve me e gjet vendin e punës”, thotë Vlabona Sojeva -Zyrtare e shërbimeve të punësimit dhe aktivitetit të lehonisë.

Të regjistruarit në Qendrën e Punësimit thonë se trajnimet janë të mirëseardhura dhe shpresojnë të gjejnë punë afatgjate.

“Këtu kemi filluar afër dy muaj dhe është një mundësi e mirë punëkërkuesit për shkak se po informohemi rreth tregut të punës” , tha Liridona Krakoveti -Punëkërkuese

“Jam e regjistruar në zyrën e punësimit dhe po i ndjek trajnimet që këta i ofrojnë që të na ofrojnë edhe tregun e punës (sa mendoni se pas këtij trajnimi do të gjeni punë dhe do të jeni e kënaqur dhe ta keni një punë të sigurt) Unë mendoje se është shumë e mirë kjo dhe mendojë se do të gjejë punë “, tha Alina Jashari - Punëkërkuese

Në Qendrën e Punësim në Ferizaj kanë apeluar që të lajmërohen të gjithë ata që kanë nevojë për punë dhe kanë ftuar bizneset që t`i paraqesin vendet e tyre të lira të punës.


MË SHUME NGA Lajme