15-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Ferizaj dyshohet për vetëvrasje
BKT
Lajme

15-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Ferizaj dyshohet për vetëvrasje

Sh.Gashi/RTKlive

Policia në Ferizaj ka njoftuar se rasti i së shtunës i ndodhur në Ferizaj, ku një 15-vjeçare mbeti e vdekur dhe një 18-vjeçare mori lëndime të rënda për shkak se kanë rënë nga lartësia e një ndërtese, është cilësuar si “vetëvrasje”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për RTKlive se rasti është cilësuar "Vetëvrasje" .

'Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar të kërcej nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra vet , kanë rënë të dyja", tha ai për RTKlive.

Ndryshe se datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën "Sandër Prosi" në Ferizaj dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të të një objekti banesor.

Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë.

Kurse drejtori i Klinikës Emergjente të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Naser Syla tha për RTK-në se gjendja e vajzës nga Ferizaj e cila ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese është e rëndë por për momentin stabile. Syla ka bërë të ditur se vajza do të vazhdojë të trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në SHSKUK.


MË SHUME NGA Lajme