FSK në mbështetje të qytetarëve të prekur nga vërshimet
BKT
Foto: FSK|FB
Lajme

FSK në mbështetje të qytetarëve të prekur nga vërshimet

RTK

E Forca e Sigurisë së Kosovës u ka dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet e të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka shpërndarë një donacion të grumbulluar në komunën e Mitrovicës dhe Skenderajt.

"Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet, për t'u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Një donacion i grumbulluar me pajisje higjenike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat më të prekura, Mitrovicë e Skenderaj nga ekipet e FSK-së, për të lehtësuar sadopak jetën e vështirësuar të shkaktuar nga përmbytjet", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme