15:47 / 22.01.2023
Caicedo i Brighton shihet si zëvendësues i Ngolo Kante te Chelsea
Uran Krasniqi/RTKLive
Moises Caicedo po shihet si një zëvendësues ideal për Ngolo Kante te Chelsea, të cilit i skadon kontrata në verë.
Caicedo është lojtari i fundit në listën e dëshirave të Todd Boehly për transferim.
Chelsea është vendosur të rrisë ofertën në përpjekje për të nënshkruar me mesfushorin e Brighton dhe të Ekuadorit.
"Pulëbardhat" refuzuan ofertën e parë prej 55 milionë funte. Brighton është i njohur për qëndrimin e palëkundur kur bëhet fjalë për shitjen e lojtarëve më të mirë dhe gjithmonë ka marrë vlerën maksimale.
Sipas "Mirror", Graham Potter dëshiron ribashkimin me Caicedo, që do të thotë se londinezët perëndimor do të rrisin ofertën e tyre në 65 milionë funte në ditët në vijim.