Arsenal tregon se e ka seriozisht për titull, mposht Manchester Unitedin
Sport

Arsenal tregon se e ka seriozisht për titull, mposht Manchester Unitedin

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenali ka marrë një tjetër fitore të madhe në rrugën për t`u bërë kampion i Anglisë në futboll. Ka mposhtur të dielën hiç më pak se Manchester Unitedin.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të javës së 21-të në Premierligë i ka takuar skuadres së drejtuar nga trajneri Arteta. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-2. 

Eddie Nketiah ishte ai që me golin e tij në kohën shtesë ia ka siguruar fitoren skuadrës që po tregon seriozitet përballë titullit këtë edicion. 

Të parët në avantazh kaluan Man United. Pas një gabimi nga mesfusha e Arsenalit, ‘Djajtë’ përfituan. Ishte Marcus Rashford që nga jashtë zona shënoi supergol duke i dhënë epërsinë Man United.

Arsenal i barazoi shifrat në 1-1, kur Granit Xhaka dhuroi asistim milimetrik për Eddie Nketihan.

Në pjesën e dytë vendasit kaluan në epërsi për herë të parë në ndeshje me anë të Bukayo Sakas, në minutën e 53’. United reagoi dhe rikthey baraspeshën falë golit me kokë të Lisandro Martinez gjashtë minuta më vonë (dalje e pasigurt e portierit).

Dhe kur dukej se ndeshja po mbyllej baraz ka dalur në skenë edhe një herë Nketiah, për të shënuar dhe për ta vulosur fitoren. 

Pas kësaj fitore Arsenal ka betonuar pozitën e parë në tabelë, duke grumbulluar pesëdhjetë pikë, pesë më shumë se Manchester City. 


MË SHUME NGA Sport