Kurti shkruan për 25-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari
Në Fokus

Kurti shkruan për 25-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për 25-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari. Kurti thotë se nga ky sulm, qëllimi ishte të kapeshin a të vriteshin veçanërisht Ademi dhe Hamza, por siç u shpreh ai, pa u kursyer familjarët e tjerë, gra dhe fëmijë, e siç tha ai, aq më pak shtëpitë dhe pasuria.

" 22 janar 1998, ditë e enjte, ora 05:25 minuta! Në Prekaz të Poshtëm të Drenicës, tri predha hidhen në drejtim të shtëpive të familjes së Shaban Jasharit: një mbi ahër, një në derë dhe një në oborr. Janë të shtëna prej distancës nga njësitet speciale të policisë së Serbisë, që ishin stacionuar prej kohësh në fabrikën e municionit të gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të Shabanit. Duke sulmuar herët në mëngjes, ata kishin menduar t’i zënë në befasi apo të fjetur anëtarët e familjes Jashari, që sapo kishin ngrënë vaktin e syfyrit, që atë ditë të muajit të agjërimit të Ramazanit, lihej në ora 05:17", ka shkruar Kurti në Facebook.


MË SHUME NGA Në Fokus