20:04 / 22.01.2023
Kosova U17 në volejboll mposht bindshëm Malin e Zi
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova U17 mposht bindshëm Malin e Zi dhe siguron pozitën e pestë në kualifikueset e Evropianit për volejboll.
Ndeshja e vlefshme për vendin e pestë, solli duel interesant të dy vendeve fqinje, ku Kosova e ka mbyllur ndeshjen 3:0.
Me këtë fitore, të treten në këtë garë, Kosova, ani se nuk është kualifikuar, i mbyll CEV kualifikimet evropiane në pozitën e pestë, duke lënë prapa Moldavinë dhe Malin e Zi.