IKSHPK apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm me ujin e pijes
Në Fokus

IKSHPK apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm me ujin e pijes

RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rekomandoi qytetarët që të vlojnë ujin para se ta konsumojnë ose të shfrytëzojnë burime të sigurta dhe ujë të ambalazhuar.

Kjo për shkak se, siç tha IKSHPK më 22 janar, si pasojë e vërshimeve janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime të ujit.

IKSHPK tha se vlimi i ujit është procedurë e thjesht dhe e zakonshme, por shtoi se tani është e domosdoshme të bëhet të parandaluar shpërthime epidemike. “Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Në Fokus